Refuzoi ftesën e Haradinajt për inaugurimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, Berisha: Ka një arsye, do kapej si laraskë!

Shqipëria

Refuzoi ftesën e Haradinajt për inaugurimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, Berisha: Ka një arsye, do kapej si laraskë!

Më: 30 maj 2019 Në ora: 21:39
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka përdorur disa nga vargjet e Shekspirit për të treguar se përse kryeministri Edi Rama nuk pranoi ftesën e Ramush Haradinajt në inaugurimin e autostradës Prishtinë- Shkup.

Në një intervistë ekskluzive për T7, Berisha u shpreh se Rama ka kryer vjedhje klamoroze në sektorin e infrastrukturës. Ish kryeministri ka marrë shembullin e rrugës Milot- Balldren e cila sipas tij është një vjedhje e pastër.

Berisha: Rama nuk ka përfunduar asnjë kilometër autostradë në dhjetëra projekte të lëna në vitin 2013. Për 7 km të papërfunduara në 6 vite, çmimi i autostradës Tiranë-Elbasan i kaloi 300 milionë eurot. Gjithçka janë vjedhje klamoroze. 

 Shihni rrugën Milot- Balldren… 15 mln euro kilometri për ta shndërruar nga dy në katër korsi. Në një kohë këtu kur bypass-i i Fierti ndërtohet me 2.1 mln euro kilometri… sepse është fushë, njëlloj si në Milot- Balldren.

Rama nuk mund të vinte në inaugurimin e autostradës Prishtinë- Shkup pasi do të binte në grackë, do t’i kujtonin vargjet e Shekspirit, ‘drama është gracka ku shpirti i mbretit kapej si laraska.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat