Rama i përgjigjet Metës për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve të qershorit

Shqipëria

Rama i përgjigjet Metës për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve të qershorit

Më: 30 maj 2019 Në ora: 22:44
Ilir Meta dhe Edi Rama

Kreu i qeverisë ka reaguar në lidhje me propozimin e Presidentit Ilir Meta, i cili shprehur gaditshmërinë për të shtyrë datën e zgjedhjeve, nëse palët politike do të bien dakort mbi këtë çështje.

I ftuar në emisionin Open, Rama u shpreh se qëndrimi i Metës është korrekt porse ai personalisht mendon se nuk ka asnjë arsye për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

Rama: Kur ka qenë për të thënë diçka të papëlqyeshme për Presidentin nuk kam ngurruar ta them, por në këtë rast, brenda kornizës që Kushtetuta i jep presidentit për të qenë një zë, besoj se ka qenë korrekt. Të gjitha sa ka thënë janë brenda përpjekjeve të tij për të qenë dhe ai një zë në këtë situatë.

Shtyrja e datës së zgjedhjeve? Është në kuadër të përpjekjeve të Presidentit, por siç e ka thënë edhe ai “palët duhet të bien dakord”, por ne nuk kemi asnjë arsye që të vëmë në dyshim datën e zgjedhjeve. E kemi ditur prej kohësh kur janë zgjedhjet, kemi punuar për to dhe jemi bërë gati për to që kur i caktoi presidenti 6 muaj përpara. Nuk janë tonat zgjedhjet, ato i ka popull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat