Pranga të riut në Elbasan, u konfliktua me stafin mjekësor të urgjencës së spitalit

Shqipëria

Pranga të riut në Elbasan, u konfliktua me stafin mjekësor të urgjencës së spitalit

Më: 31 maj 2019 Në ora: 09:28
Foto

Një 28 -vjeçar në Elbasan është arrestuar pas një konflikti me stafin mjekësor të urgjencës së spitalit.

Uniformat blu vunë në pranga shtetasin D.K., banues në Elbasan.

Siç bën me dije policia, "ky shtetas ka shkuar në Spitalin  e Elbasanit për ndihmë mjekësore dhe është konfliktuar me stafin mjekësor".

Pas marrjes së njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje por gjatë shoqërimit ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë Punonjësit e Policisë së Rendit.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale " Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat