FNSH dhe “Shqiponjat”, zbarkojnë në Krujë në operacion

Shqipëria

FNSH dhe “Shqiponjat”, zbarkojnë në Krujë në operacion

Më: 31 maj 2019 Në ora: 10:17
Ilustrim

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivë të repartit “Shqiponja” kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Kruës.

Bëhet fjalë për afro 20 furgonë policie me efektivë, të përfshirë në një operacion masiv.

Paraprakisht bëhet me dije se bëhet fjalë për një operacion antikanabis.

Pjesë e këtij operacioni janë bërë edhe drejtues të policisë së Krujës dhe Durrësit.

Flitet për rreth 100 efektivë policie të shpërndarë në terren, kryesisht në zona malore, ndërkohë që detajet e operacionit pritet të mësohen në vijim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat