Policia e Shtetit ka bërë publike pamjet nga momenti i arrestimit të Gjergj Cukalit, i cili dyshohet të jetë autori i vrasjes së ish-policit.
40-vjeçari është i dyshuari kryesorë për ekzekutimin e Arben Bilalit. Ky i fundit u ekzekutua më 30 janar të këtij viti, pranë banesës së tij, në zonën e Selitës.
Kujtojmë se Cukali nuk është një figurë e panjohur për policinë, ai njihet ndryshe si i forti i “Myslym Shyrit” dhe është arrestuar disa herë nga uniformat blu.
Tiranë
Ja pamjet e arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A.B.
Policia e Tiranës, pas një pune të mirëorgranizuar në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë bërë zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur në datën 30.01.2019, ku në rrugën “Isuf Banka”, në Tiranë, mbeti i vrarë 50-vjeçari A.B.
Bazuar mbi provat e grumbulluara Policia e Tiranës organizoi operacionin duke e finalizuar me vënien në pranga të autorit të dyshuar GJ.C. 40 vjeç.