Prokuroria “korrigjon”projektligjin për zëvendësimin e termit neglizhencë

Shqipëria

Prokuroria “korrigjon”projektligjin për zëvendësimin e termit neglizhencë

Më: 31 maj 2019 Në ora: 16:04
Foto

Komisioni i Shëndetësisë ka sjellë diskutime mes profesionistëve të shëndetit, anëtarëve dhe përfaqësuesit të Prokurorisë. Ndryshimi i termit mjekim i pakujdesshëm me përkufizimin neglizhencë, nuk u pa i drejtë nga prokuroria pasi nuk është i përfshirë në kodin penal. Mjekët kërkuan një ndryshim të qartë ligjor që mbi të gjitha të rregullojë marrëdhënien e besimit mjek –pacient.

Termi neglizhencë që pritet të zëvendësohet në projektligjin e ri për ndryshimet e kodit penal në dënimet ndaj profesionistëve të shëndetit ka sjellë debat mes përfaqësuesve të Prokurorisë, mjekëve dhe anëtarëve të komisionit të Shëndetësisë. Ky term që do të zëvendësojë përkufizimin mjekim i pakujdesshëm sipas Prokurorit Kujtim Luli nuk duhet të bëhet, pasi nuk është i përfshirë në kodin penal

Por propozimi i mjekëve ishte i drejtpërdrejtë.

Në komision debatet u ngritën edhe për çështjen e arrestimit të mjekëve.

Por arrestimi direkt i tyre sipas Prokurorit Luli duhet të jetë vetëm në ato raste kur policia ka një vendim të fortë për ta bërë. Masat për këtë kërkesë të mjekëve nuk janë përkufizuar ende në ndryshimet ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat