Për sofrën e Iftarit organizatorët s'e dëgjuan Ramën por Iphonin, nuk harron kundërshtarë as zullumqarët

Shqipëria

Për sofrën e Iftarit organizatorët s'e dëgjuan Ramën por Iphonin, nuk harron kundërshtarë as zullumqarët

Më: 31 maj 2019 Në ora: 22:54
Edi Rama

Për Natën e Mirë, Kryeministri Edi Rama shtroi sofrën e iftarit brenda në ambientet e Pallatit të Brigadëve.  

Sofra tashmë e kthyer në traditë nga kryeministri zakonisht vitet e tjera është shtruar në qiell të hapur por këtë herë organizatorët nuk e kishin dëgjuar atë, por Iphonin, i cili e kishte nxjerrë që do të binte shi.

Dhe kryeministri, me batutë nuk e la pa e përmendur në fund të fjalës së tij,

Edi Rama:  “Dua tju falenderoj për praninë tuaj në këtë sofër tradicionale, sepse organizatorët që më ndihmojnë kishin parë në Iphonë që do të bjerë shi. Unë i thashë shi nuk ka, dëgjuan Iphonin ne jemi mbyllur këtu, jashtë qielli është i hapur”

Për fjalën rastit kishte zgjedhur pjesët e Kuranit ku flitet për kundërshtarë, bukëshkalë e faqezinj.  

Edi Rama: “Kurani nuk i përjashton kundërshtarët, i nënkupton si pjesë e jetës por thotë luftoni, luftoni kundërshtarët, por pa dalë nga shtegu i Zotit. Mos u bëni faqezinj dhe bukëshkalë, se Zoti nuk i do bukëshkalët. 

Kujtoi edhe se ato mure, që në këtë mbrëmje të mirë rrezatojnë histori pushtetesh, të tregojnë se çfarë ndodh me pushtetin kur devijon nga shtegu i arsyes.

Edi Rama: “Jemi të rrethuar nga mure që rrezatojnë histori pushtetesh dhe që na mësojnë nëse kemi veshë të dëgjojmë që pushtetet ndërrohen por shtegu i arsyes mbetet dhe kush prej tij devijon humb pushtetin mbi vetveten. Qoftë dhe kjo banesë meditimi sot e kthyer për shkak të sofrës së iftarit një shëmbëlltyrë për përulësi e paqe dhe dashtë Zoti rezatoftë dhe më gjërë.

Fjalën e  mbylli duke uruar që të jetë i pranuar agjërimi për të gjithë ata që i përgjigjen paqes larg ecejakeve të dasibërësve zullmqarëve të pandreqshëm.

Edi Rama "Por në fund fare sic thotë fjala në Kuran këtë banesë të Mbrame ia japim atyre që nuk duan të jenë kryeneqë dhe të marrin njerëzit në qafë. Gjithçka në fund u përket atyre që u ka përkitur gjithmonë, ata që u frigohen Zotit. Ju qoftë i lehtë dhe i pranuar agjërimi it ë gjithë besimtarëve myslimanë të pranishëm dhe atyre që mbase na ndjekin përms kamerave, të gjithë juve dhe të gjithë atyre që mu sipas fjalëve të shenjta janë në besë dhe gjithësa janë i përgjigjen paqes larg ecejakeve të dasibërësve zullmqarëve të pandreqshëm"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat