PS prezanton kandidatët për 61 bashki, Basha protestë. Çfarë do të ndodhë sot

Shqipëria

PS prezanton kandidatët për 61 bashki, Basha protestë. Çfarë do të ndodhë sot

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 08:06
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Partia Socialiste pritet të nisë zyrtarisht fushatën elektorale të 30 qershorit, pasditen e sotme.

Socialistët do të ndezin motorët e fushatës në Parkun Olimpik në Tiranë rreth orës 16:00, për të vijuar më pas në rrethet e tjera të vendit.

Atje do të jenë të pranishëm të 61 kandidatët për kryetar bashkie si dhe kandidatët për këshilltarë bashkiak.

Nga 61 bashki të vendit, socialistët nuk kanë kundërshtarë në 35 prej tyre, pra pak më shumë se gjysmën, ç’ka do të thotë se fitorja për ta është e sigurt.

Paraprakisht, se në prezantimin e nesërm do të flasin vetëm kandidatët që garojnë në ato bashki që janë drejtuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ndërkohë, burime të “Panorama” bëjnë me dije se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë ditës së nesërme do të marrë pjesë në protestën e banorëve të Unazës së Re.

Gjatë ditës së sotme ishte parashikuar një takim me strukturat e PD-së tek Pallati i Kongreseve në Tiranë, por më pas është vendosur që Basha t’i bashkohet protestës disamujore të banorëve të Unazës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat