“Po ky i mbaruar i shtyu dy herë”, Vasili i përgjigjet Ramës: Zgjedhje në 30 qershor nuk ka o frikacak, se…

Shqipëria

“Po ky i mbaruar i shtyu dy herë”, Vasili i përgjigjet Ramës: Zgjedhje në 30 qershor nuk ka o frikacak, se…

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 10:12
Petrit Vasili

Ish-deputeti i LSI-se, Petrit Vasili i eshte pergjigjur flake per flake kryeministrit Edi Rama, qe permes nje letre te shtate publike, drejtuar demokrateve e jo Bashes, bashke me nisjen e fushates se PS, sot pasdite, sqaronte perse nuk mund te shtyheshin zgjedhjet. 

“Zgjedhje ne 30 qershor nuk ka o frikacak se populli do qe te zgjedhe dhe jo te votoje”- shkruan Vasili, pasi me pare i kujton se ishte pikerisht ai qe i shtyu dy here zgjedhjet, me 2007 dhe me 2017.

Postimi i Vasilit

Cfare kryeminister i lodhur,vertet i lodhur krye krejt.

Po ky i mbaruar shtyu zgjedhjet ne vitin 2007 per nje cope certifikat, tani na shkruan romane per dashurine qe ka per kushtetuten.

Po ky i mbaruar i shtyu zgjedhjet edhe ne 2017.

Apo kur eshte ne hall ky s’ka rendesi kushtetuta shtyhen zgjedhjet.

Te gjithe vetem qeshin me kete kryeminister frikacak.

Te gjithe tallen me kete frikacak.

Ky eshte i vetmi kryeminister qe e ka kryeministrine si panolino politike qe i zgjidh hallin sa here qe nuk i mbahet….frika.

Zgjedhje ne 30 qershor nuk ka o frikacak se populli do qe te zgjedhe dhe jo te votoje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat