Vrasja e ish-policit Arben Bilali, Gjergj Cukali në gjykatë

Shqipëria

Vrasja e ish-policit Arben Bilali, Gjergj Cukali në gjykatë

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 11:46
Gjergj Cukali

Autori i dyshuar i vrasjes së ish-policit Arben Bilali, Gjergj Cukali ka dalë para gjykatësit për tu njohur me masën e sigurisë.

Seanca gjyqësore është ndërprerë pasi avokati i Cukalit kërkoi të njihej me materialet e dosjes Prokurorisë.

Cukali dyshohet se vrau ish-policin Bilali më 30 janar.

Arrestimi i Cukali 4 muaj pas vrasjes- 40-vjeçari, i njohur ndryshe dhe si  i forti i "Myslym Shyrit", u arrestua më 31 maj.

Arrestimi i Cukalit është kryer në zonën e "Vasil Shantos", zonë nga ku ishin gjurmuar dhe ndjekur lëvizjet e ish-policit.

Sipas burimeve mësohet se identifikimi i Cukalit është kryer pas hetimeve intensive dhe gjurmëve të gjetura në automjetin e përdorur për ekzekutimin e 50-vjeçarit Bilali.

Identifikimi i Cukalit mësohet se është bërë nga analizat e ADN-se te marra nga një shishe ujë gjendur në makinën e përdorur pas vrasjes së Bilalit. 

Pas atentatit në zonën e Selitës autorët u larguan me makinë duke tentuar që ta djegin në Bathore, por edhe pse e spërkatën me benzinë nuk arritën ta digjnin atë pasi policia arriti në kohë për të shuar flakët.

Kqyrja e mëvonshme në makinën e përdorur në atentat evidentoi prova të forta përsa i përket autorëve.

40-vjeçari i arrestuar për ekzekutimin e 50-vjeçarit është një person i njohur për policinë, pasi është arrestuar për disa vepra penale, si trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi.

Autori i dyshuar Cukali nuk ka qenë i vetëm në ekzekutimin e Bilalit, ndaj burimet sqarojnë se po punohet dhe për identifikimin e personave të tjerë.

Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e 30 janarit të këtij viti. Ish-polici, Arben Bilali, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi para banesës së tij në zonën e Selitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat