Sherr me kushëririn, polici nxjerr armën dhe e plagos, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Shqipëria

Sherr me kushëririn, polici nxjerr armën dhe e plagos, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Të tjera detaje dalin nga konflikt mes dy kushërinjve që degradoi deri në përdorimin e armëve në zonën e Pezës në fshatin Dorëz të Tiranës.

Ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Enver Karaj është plagosur nga kushëriri Flamur Karaj, i cili është vënë nga pranga nga policia.

Menjëherë pas ngjarjes i plagosur është dërguar në gjendje të rëndë për jetën drejt spitalit, ku i është nënshtruar operacionit.

Autori raportohet se është punonjës i FNSH.

“Në fshatin Dorëz, komuna Pezë, dyshohet se gjatë një konfkikti të çastist mes dy kushërinjëve, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.K, i cili është transportuar menjeherë për ndihmë mjeksore. Autori i plagosjes shtetasi F.K, aktualisht ndodhet i shoqëruar në polici,”-raporton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat