Tërmeti në Korçë, Basha: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Shqipëria

Tërmeti në Korçë, Basha: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 17:23

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha kërkon që të shpallet gjendja e emergjencës në Korçë pas rënies së tërmetit ku u dëmtuan mbi 100 banesa, ndërsa 4 persona u plagosën. “Qindra banesa janë dëmtuar nga tërmeti që goditi në orët e para të mëngjesit rajonin e Korçës. Shumë banorë kanë mbetur në qiell të hapur dhe qindra të tjerë janë në panik se çfarë do të ndodhë me banesat e tyre. Gjithçka kishin ndërtuar me sakrificë të madhe është shkatërruar.

Duhet shpallur menjëherë gjendja e jashtëzakonshme në zonën e goditur dhe duhen dedikuar urgjent fonde për shtëpitë e dëmtuara. Familjeve të mbetura në mes të katër rrugëve dhe në gjendje tronditje dhe pamundësie totale shteti duhet t’ju ofrojë menjëherë ndihmë financiare dhe ushqim e strehë. Nuk duhet humbur asnjë çast për shkak të  paaftësisë apo lojrave politike, por duhet vepruar menjëherë dhe me veprime konkrete për të ndihmuar banorët e goditur. Familjeve të mbetura në mes të katër rrugëve dhe në gjendje tronditje dhe pamundësie totale, shteti duhet t’u ofrojë menjëherë ndihmë financiare dhe ushqim e strehë” shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat