Artistë dhe sportistë në çelje të fushatë së PS, mbështetje Erjon Veliajt

Shqipëria

Artistë dhe sportistë në çelje të fushatë së PS, mbështetje Erjon Veliajt

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 19:00
Erion Veliaj

Artistë dhe sportistë njëzëri: Erion Veliaj meriton një mandat të dytë, Tirana një metropol europian

Artistë dhe sportistë kanë shprehur hapur mbështetjen për kryebashkiakun Erion Veliaj edhe për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës. Gjatë takimit hapës të fushatës për zgjedhjet e 30 qershorit në Parkun Olimpik, ata kanë vlerësuar ndryshimet e mëdha që ka pësuar kryeqyteti dhe kanë bërë thirrje për një votëbesim edhe për katër vitet e ardhshme.

Gazmend  Paja: E di që këta çunat dhe gocat do të hyjnë në histori dhe dua të jem pjesë e historisë

Eneida Tarifa: Shumë shkurt që të mos ta kthejmë në fjalim, unë dua të them vetëm kaq: Nëse do kishte bërë nëna nja 3 si Erion Veliaj, nuk e di ku do ishim këtë 4-vjeçar. Unë jam në krah të Erionit sot as sepse kam një backgruond socialist, as sepse kam ndonjë teser partie, jam këtu sepse besoj te ky djali që kam këtu pranë. Besoj sepse kam parë atë që ka ndodhur me Tiranën tonë të dashur , me një qytet që po shkon drejt Europës, me një qytet kaq të bukur sa ke qejf të dalësh me vajzën se ke ku të çosh pa shpenzuar shumë. Faleminderit që na bëre ne artistëve të kemi aktivitete se jemi ankuar gjithmonë që s’ka aktivitete Tirana. Dilni dhe shihni tani se çfarë bëhet. Faleminderit!

Anxhela Peristeri: Unë fola dhe më përpara por faktikisht nuk lodhem asnjëherë duke folur për Erionin sepse vërtet i meriton çdo duartrokitje dhe çdo mbështetje tonën dhe të të gjithëve. Unë në datën 30 qershor do të votoj për të ardhmen e Tiranës, do të votoj për ndryshimet që kam parë këto katër vjet, për gjelbërimin, për pastërtinë e qytetit tonë, për amfiteatrin, për Pazarin e Ri, për çdo ndryshim që është bërë në Tiranë dhe dua të rri në këtë qytet familjet time sepse është një qytet që po u afrohet metropoleve europiane dhe dua që të jetë kështu gjithmonë. Faleminderit!

Luiza Gega: Nuk jam pjesë e asnjë partie, e them me sinqeritet.  E vetmja gjë që dua është që ta shoh vendin tim të ecë përpara dhe mundohem shumë që në çdo aktivitet ta përfaqësoj atë sa më denjësisht dhe më bëhet zemra mal kur shoh sa shkolla,sa çerdhe,  terrene sportive po shtohen çdo ditë d he dua ta shoh edhe pas 30 qershorit. Dua që ky zhvillim që po i bëhet vendit, sepse ne vërtet i meritojmë dhe ne mund ta ngremë vendin tonë në majat më të larta ashtu siç janë shumë vende evropiane. Ndaj le ta bëjmë për të Shqipërinë dhe për të ardhmen.

Izmir Smajli: Ne s’kemi bindje politike, por ama duam që vendi të ecë përpara. Duam që vendi të ecë përpara të s’bëhemi edhe ne  si qytet e mëdha evropiane. Këtu kam ardhur për të thënë një mesazh jo politikisht, por një mesazh shumë miqësor që zgjedhjet e 30 qershorit të jetë një ditë e zakonshme si gjithë ditë e tjera, pa rrëmujë, pa dhunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat