Basha bën paralajmërimin e fundit: Të keqen do ta shkulim me rrënjë

Shqipëria

Basha bën paralajmërimin e fundit: Të keqen do ta shkulim me rrënjë

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 20:37
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është rikthyer në zonën e Unazës së Re. Një ditë para protestës kombëtare, Basha i bëri thirrje banorëve që të marrin pjesë masivisht, ndërsa dha paralajmërimin e fundit se të keqen do ta shkulin me rrënjë.

Basha: Le të marrim edhe njëherë shkëndijën që u bë pishtar, dhe pishtarin që u bë furrnaltë e revoltës popullore, këtu tek unaza e re, le ta sjellim në ballë të protestës, ta shkundim nga themelet tiraninë e krimit. Le ti  japim paralajmërimin e fundit se nuk do të ndalemi  thjesht e vetëm duke ndalur të keqen, por sepse jemi të vendosur ta shkulim me rrënjë, ta çlirojmë Shqipërinë nga bandat kriminale, ta çlirojmë Shqipërinë nga oligarkia dhe t'ja kthejmë shqiptarëve.  

Basha tha se betejën do ta çojnë deri në fund, duke përsëritur qëndrimin e panegociueshëm për largimin e Ramës dhe krijimin e qeverisë tranzitore.

Basha: Që kjo betejë të shkojë deri në fund, ka vetëm një rrugë; ta shkulim të keqen me rrenjë. Largimi i Ramës, qeveri tranzitore janë produkti i panegociueshëm i rezistencës opozitare dhe i bashkimit popullor që do ta çojë betejën deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat