Basha kërkon largimin e Ramës, Gjylameti: Nuk ulemi në tryezë me këtë kusht

Shqipëria

Basha kërkon largimin e Ramës, Gjylameti: Nuk ulemi në tryezë me këtë kusht

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 21:27
Blerina Gjylameti

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti tha se nuk do të ulen në tryezë me Bashën me kushtin e largimit të Ramës.

E ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, Gjylameti tha se në demokraci fituesi përcaktohet në bazë të rezultatit të zgjedhjeve.

Gjylameti: Demokrcia përcakton që fituesi ndahet në bazë rezultatit zgjedhor. Duhet të hysh në zgjedhje të ofrosh alternativën më të mirë, ta fitosh nëpërmjet besimit të popullit. Përsa kohë kjo gjë nuk ka ndodhur unë nuk besoj se mund të ulemi në tryezë me këtë kusht të tillë, sepse pasi të përfundojnë zgjedhjet dhe të dalin përsëri humbës do të kërkojnë diçka tjetër. E provuam në 2017 i ofruam të gjitha garancitë e mundshme, pranuan rezultatin dhe nuk patën kontetsim dhe pas dy vitesh rizgjohen për të marrë pushtetin përmes dhunës dhe molotovit.  

Deputetja socialiste sqaroi edhe arsyet pse nuk pranojnë zgjedhjet  e parakohshme.

Gjylameti: Unë jam e bindur që asnjë qytetar nuk do të donte të paguante nëpërmjet taksave të tij sa herë që një kaprico e një partie apo apo një partie tjetër të ndryshojë datën e zgjedhjeve. Nëse ne krijojmë një prcedent të tillë që është ndryshimi i datës së zgjedhjeve, kjo do të krijonte që edhe pas çfarë do të ndodhë pas datës 30 një parti politike nuk binte dakord me rezultatin, kërkonte dhe njëherë zgjedhje të parakohshme dhe ndryshim të datës së zgjedhjeve.

Për pengimin e zgjedhjeve në 30 qershor, Gjylameti tha:

Gjylameti: Unë jam e bindur që nuk do të ketë shqiptar që do ti ndjekë në këtë aksion vetëvrasës për të cënuar atë që është liria e gjithkujt për të shprehur vullnetin përmes votës së lirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat