Shefi i NATO-s vizitë sot në Tiranë, zbardhet axhenda e takimeve

Shqipëria

Shefi i NATO-s vizitë sot në Tiranë, zbardhet axhenda e takimeve

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 09:54
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të zhvillojë sot një vizitë disa orëshe në Tiranë.

Ai do të mbërrijë pas mesdite ne aeroportin “Nënë Tereza”, ku do te pritet nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka.

Ndalesa e parë do të jetë në Kryeministri, ku do te pritet nga Kryeministri Rama, shoqëruar me takim dypalësh dhe një konference të shkurtër për shtyp.

Më pas Sekretari Stoltenberg do te zhvilloje një takim dypalësh në Presidencë. Pas këtij takimi, ai do të largohet nga Tirana për të udhëtuar drejt Maqedonisë.

Ministria e Mbrojtjes thotë se më vonë do të jepen detaje për oraret dhe mbulimin e vizitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat