Kryemadhi mesazh para protestës: Sot është dita e qytetarëve!

Shqipëria

Kryemadhi mesazh para protestës: Sot është dita e qytetarëve!

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 12:53
Monika Kryemadhi

Pak orë para protestës kombëtare të opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka një mesazh për shqiptarët.

Përmes një postimi në Facebook, kryetarja e LSI-së shkruan se Shqipëria ka nevojë për forcën e protestës qytetare.

Postimi

“Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për forcën e protestës qytetare, ka nevojë që të gjithë bashkë të dëshmojmë se e ardhmja e fëmijëve tanë nuk mund të jetë peng i papërgjegjshmërisë së Edi Ramës!

Sot është dita e qytetarëve.

Prandaj të gjithë bashkë, pa asnjë dallim në jemi të rinj apo të moshuar, burra apo gra, nga fshati apo nga qyteti, nga Jugu a nga Veriu, me apo pa parti, të majtë apo të djathtë, të jemi bashkë në protestën e shpresës, sepse e keqja po shembet dhe se e nesërmja bëhet më e mirë, vetëm kur qytetarët i dalin zot fatit të tyre!

Shqipëria pa varfëri dhe me punë të ndershme, pa korrupsion e në luftë me krimin e organizuar, pa drogë e oligarkë, por me njerëz që e duan familjen dhe atdheun e konsiderojnë shtëpinë e tyre, është më e rëndësishme, më e madhe dhe më e fortë se Edi Rama dhe klani i tij kriminal!

Sot më shumë, sot më të vendosur, sot më të fortë, sot më të bashkuar!”-shkruan Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat