Nata në çadra dhe shi/ Në fshatrat e Korçës ku banorët pësuan dëme nga tërmeti

Shqipëria

Nata në çadra dhe shi/ Në fshatrat e Korçës ku banorët pësuan dëme nga tërmeti

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 12:54
Korçë

Dhjetëra banorë të fshatrave të Korçës që një ditë më parë u tronditën nga një sërë lëkundjesh tërmeti e kaluan natën në çadra, pasi dhjetëra banesa u dëmtuan rëndë.

Banorët atje nuk janë të shqetësuar vetëm nga tërmetet, por edhe për shtëpitë e tyre të dëmtuara, pasi thonë se nuk kanë para për t’i rindërtuar.

Ndërkohë nata ka qenë e vështirë pasi nuk kanë munguar as reshjet e shiut që vijojnë edhe sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat