Zgjedhjet e 30 qershorit, Partia Socialiste vijon fushatën sot në Lezhë

Shqipëria

Zgjedhjet e 30 qershorit, Partia Socialiste vijon fushatën sot në Lezhë

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 13:19
Hapja e fushates

Kryeministri Edi Rama njofton se sot në orën 18:00 do jetë Lezha ndalesa e parë e fushatës së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, e cila nisi prej ditës së djeshme, zyrtarisht në Tiranë.

Kandidat i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 30 qershorit në bashkinë e Lezhës është ish- deputeti, Pjerin Ndreu.

Rama shprehet se, “me Pjerinin do t’i japim një hov të ri me rrugën e re turistike Shëngjin/Velipojë e hapjen e një kapitulli të ri zhvillimi turistik e rural për ta vënë atë dhuratë të natyrës në funksion të ekonomisë e punësimit”.

“Sot 18:00 fushata e 30 qershorit vijon me Lezhën, të cilës bashkë me Pjerinin do t’i japim një hov të ri me rrugën e re turistike Shëngjin/Velipojë e hapjen e një kapitulli të ri zhvillimi turistik e rural për ta vënë atë dhuratë të natyrës në funksion të ekonomisë e punësimit”, shprehet Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat