Opozita proteston, po ku do të ndodhet Rama

Shqipëria

Opozita proteston, po ku do të ndodhet Rama

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 14:16
Edi Rama

Ndërkohë që opozita ka organizuar një tjetër protestë kombëtare pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në Tiranë.

Rama bën të ditur se do të jetë në Lezhë, në një takim me banorët e këtij qyteti për fushatën elektorale të 30 qershorit dhe do të shoqërohet nga kandidati i PS për këtë bashki Pjerin Ndreu.

‘Sot 18.00 fushata e 30 qershorit vijon me Lezhën, të cilës bashkë me Pjerinin do t’i japim një hov të ri me rrugën e re turistike Shëngjin/Velipojë e hapjen e një kapitulli të ri zhvillimi turistik e rural për ta vënë atë dhuratë të natyrës në funksion të ekonomisë e punësimit’, shkruan kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat