Rritet tregu i sigurimeve në Shqipëri

Shqipëria

Rritet tregu i sigurimeve në Shqipëri

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Tregu i sigurimeve u rrit me 8,3% për katër muajt e parë të këtij viti në Shqipëri.

Sipas të dhënave të INSTAT, kompanitë siguruan prime në vlerën e 5.3 miliardë lekëve.

Ndërkohë tregu është rritur më shumë në segmentin e jetës, me mbi 16%, ndërsa primet e sigurimit të jojetës u zgjeruan me afërsisht 7% krahasuar me 4-mujorin e parë të vitit të kaluar.

Në tregun e jojetës, sigurimet e detyrueshme motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta përbëjnë 64% të primeve totale.

Ndërsa në sigurimin e jetës gjysma e primeve vijnë nga sigurimi i jetës së debitorit, një produkt që kërkohet nga bankat dhe institucionet financiare, kryesisht për kreditë afatgjata./ATSh/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat