Shefi i NATO-s shpreh ngushëllimet për Klodian Tanushin e Zarife Hasanaj: Ushtarakë trima!

Shqipëria

Shefi i NATO-s shpreh ngushëllimet për Klodian Tanushin e Zarife Hasanaj: Ushtarakë trima!

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 16:40
Ilustrim

Sekretari i Përgjithshëm  i NATO-s Jens Stoltenberg ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e dy ushtarakëve shqiptarë Klodian Tanushi e Zarife Hasanaj, të cilët ranë dëshmorë gjatë misionit të tyre në Letoni për demontimin e minave dhe municioneve të Luftës së Dytë Botërore.

Nga Tirana, shefi i NATO-s i ka cilësuar si ushtarakë trima dhe ka shprehur ngushëllimet për familjarët e Tanushit e Hasanajt.

“Stoltenberg: Dua të shpreh mirënjohjen për dy ushtarakët trima që humbën jetën muajin që shkoi. Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella shkojnë për familjet  e tyre

Rama: Dua ti përcjell edhe publikisht, familjeve të dy dëshmorëve tanë në misionin në Letoni të shprehjes së ngushëllimeve dhe mirënjohjes nga ana e sekretarit të përgjithshëm. Ishte një ngjarje e rëndë për FA-të dhe vendin tonë dhe një moment reflektimi lidhur me sakrificat e Forcave tona të Armatosura”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat