Plagoset një protestues tek parlamenti, qytetarët në alarm

Shqipëria

Plagoset një protestues tek parlamenti, qytetarët në alarm

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 21:12
Pamje nga protesta

Një protestues ka mbetur i plagosur tek parlamenti. Protestuesi, një djalë i ri siç shfaqet në lidhje live është plagosur në këmbën e majtë dhe ka hemorragji.

Nuk dihet nëse protestuesi është plagosur nga sendet e forta të hedhura nga protestues të tjerë apo nga policia. Protestuesit pretendojnë se është qëlluam me plumb. Gazetarja Klodiana Lala raportoi ‘live’ nga protesta duke treguar edhe gjurmët e gjakut në rrugë. Personi i plagosur ka pasur gjendje të fikëti por më pas është përmendur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat