Pamje të rënda! Gjakoset një i ri në protestën e opozitës, situata para parlamentit tejet e tensionuar

Shqipëria

Pamje të rënda! Gjakoset një i ri në protestën e opozitës, situata para parlamentit tejet e tensionuar

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 21:14
Pamje nga protesta

Situata në godinën para parlamentit vijon të jetë mjaft e tensionuar teksa një protestues i ri në moshë është shtrirë në tokë i gjakosur. I riu ka derdhur gjak në këmbën e tij të majtë.

Ende nuk është mësuar sesi është plagosur i riu, të cilit i kanë rënë dhe të fikës. Protestuesit e tjerë e kanë marrë të riun dhe e kanë dërguar në autoambulancë. Disa prej tyre kanë deklaruar se ai është qëlluar me plumb gome, por ende nuk ka një reagim zyrtar në lidhje me rastin.

Image

Protesta para godinës së parlamentit ka nisur menjëherë me përshkallëzim të situatës. Disa protestues kanë hedhur në drejtim të godinës dhjetëra fishekzjarrë e kapsolla. Një shtëllungë tymi është krijuar në hyrje të kuvendit, teksa edhe një operator i një televizoni është lënduar.

Nga ana tjetër policia ka bërë thirrje për ndalimin e hedhjes së kapsollave, duke vendosur dhe maskat kundragaz, një shenjë se policia është bërë gati për hedhjen e gazit lotsjellës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat