Plagoset një efektiv, Lleshaj: Basha të ndalojë sulmin ndaj policisë

Shqipëria

Plagoset një efektiv, Lleshaj: Basha të ndalojë sulmin ndaj policisë

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 21:50
Pamje nga protesta

Një efektiv policie është lënduar nga mjetet shpërthyese të hedhura nga protestuesit, e për këtë ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili i kërkon kryedemokratit Basha që t’u bëjë thirrje protestuesve të ndalojnë sulmin ndaj forcave të policisë.

“Një oficer policie është dëmtuar nga mjetet e ndaluara shpërthyese që hodhën protestuesit. Drejtuesit e protestave duket se kanë financa të mëdha për të blerë mjete shpërthyese të ndaluara, por edhe vullnet të plotë për të goditur forcat e rendit. I bëj thirrje Lulzim Bashës që të ndalojë sulmin ndaj forcave të Policisë së Shtetit!”, shkruan Lleshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat