Vasili: Në protestën tjetër do i japim zgjidhje përfundimtare kësaj krize

Shqipëria

Vasili: Në protestën tjetër do i japim zgjidhje përfundimtare kësaj krize

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 23:00
Petrit Vasili

Petrit Vasili ishte ai që drejtoi LSI në protestën e kësaj të diele para kryeministrisë dhe parlamentit në mungesë të Monika Kryemadhit.

Pas përfundimit të protestes ku pati dhunë me mjaft të plagosur, Petrit Vasili mbajti një fjalim para LSI ku deklaroi se opozita është më e vendosur se kurrë që të rrëzojë nga qeveria Edi Ramën.

Ai shtoi se në protesten e ardhshëm do ti jepet goditja përfundimtare kësaj klike kriminale në pushtet.

Qytetarët shqiptarë sot kanë dhënë mesazhin më të fortë dhe më kuptimplotë ndaj Edi Ramës dhe gjithë bandës  së tij. Të gjithë qytetarët shqiptarë që mbushën sot sheshin, bërtitën me zë të lartë dhe fort. Ata nuk e pranojnë monizmin e Edi Ramës. Ata nuk mund të pranojnë të jenë skllevër të Edi Ramës dhe oligarkëve të tij. Ata nuk mund të pranojnë të izolohen në vendin e tyre  dhe të mos dalin as në Europë e në botë për shkak të Edi Ramës. Ata nuk mund të pranojnë që të paguajnë qindra milionë euro Edi Ramës të cilat ua dhuron oligarkëve të tij.Edi Rama përfunimisht shënoi orët e fundit të tij. Ai ka vetëm një ëndërr, monizmin. Kthimin te partia e punës, ku ka vetëm një parti, ku nuk ka zgjedhje, ka vetëm votime. Ku nuk ka ekonomi të lirë tregu, por ka oligarkë që rrëmbejnë paratë.  Ku nuk ka shërbime dhe para që shpenzohen për qytetarët, por para që vidhen dhe grabiten prej tij. Ai sot u kthye në vendin e krimit në Lezhë, ku ai jo më larg se pak ditë më parë ka firmosur 300 milionë grabitje. Dhe bashkë me të tjerat po ndërton një piramidë financiare të tmerrshme që do të bierë e gjitha mbi kurrizin e shqiptarëve. Ndaj shqiptarët janë me mijëra dhe jo vetëm që nuk pakësohen, por shtohen. Sepse shqiptarët të majtë e të djathtë nuk e duan monizmin. Janë ndarë me të, e urrejnë atë, e kanë vuajtur atë. Nuk pranojnë shqiptarët që varfëria të katandiset e të kthehet në kohën e tollonave të Partisë së Punës ashtu siç ëndërron Edi Rama dhe banda e tij.

Ndaj jemi të gjithë sot pa asnjë kthim prapa. Edi në çdo ditë që rri është një kryeministër i paligjshëm, i cili është zgjedhur në mënyrë të paligjshme, ka dalë nga një Parlament i paligjshëm dhe i cili telekomandohet nga krimi i organizuar.

Shqiptarët kërkojnë votime të lira e të ndershme, pushtet të dalë nga vota e tyre dhe qeverisje të dalë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve. Shqiptarët do të luftojnë dhëmb për dhëmb me kriminelët që janë në pushtet dhe kanë një kriminel në krye që quhet Edi Rama.

Prandaj të nderuar qytetarë, mirënjohje pafund për qytetarinë që ju treguat. Mirënjohje pa fund për europianizmin që ju treguat, mësimin e madh që dhatë brenda dhe jashtë vendit sesi luftojnë shqiptarët plot dinjitet për të drejtat e tyre dhe nuk pajtohen kurrën e kurrës me asnjë lloj klike kriminale apo klike oligarkike.

Prandaj ashtu siç kishim këtë herë, akoma më shumë, pa asnjë kompromis dhe pa asnjë tërheqje në protestën tjetër për t’i dhënë zgjidhjen përfundimtare kësaj krize që shqiptarët nuk e meritonin kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat