Fushata "mbyll" Parlamentin, qershori vetëm me dy seanca plenare

Shqipëria

Fushata "mbyll" Parlamentin, qershori vetëm me dy seanca plenare

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 09:07
Kuvendi i Shqipërisë

Këtë javë nuk do të ketë seancë plenare. Burime nga PS bëjnë të ditur se shkak është fushata elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.

Po ashtu burimet bëjnë të ditur se gjatë muajit qershor do të ketë vetëm dy seanca, në datën 13 dhe në datën 20. Është lajmëruar se seanca e datës 13 do të jetë shumë e rëndësishëm dhe për këtë arsye është kërkuar mos të ketë asnjë mungesë.

Po ashtu u është dhënë  porosi deputetëve që komisionet që kanë detyra për të realizuar duhet t'i bëjnë brenda kësaj jave.

PS hapi fushatën në datën 1 qershor, ndërsa ditën e djeshme, Rama ishte në Lezhë ku prezantoi Pjerin Ndreun kandidat për kryebashkiak.

Ndërkohë, opozita mbrëmjen e djeshme zhvilloi protestën e 7 kombëtare. Kreu i PD, Lulzim Basha kërkon largimin e kryeministrit Rama për zgjedhje të lira, që sipas tij garantohen vetëm me një qeveri tranzitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat