Berisha publikon pamjet e rënda: Kështu u lënduan dy protestues nga narkopolicia

Shqipëria

Berisha publikon pamjet e rënda: Kështu u lënduan dy protestues nga narkopolicia

Nga: A.Zh Më: 3 qershor 2019 Në ora: 09:49
Ymer Çela

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka publikuar pamje të dy personave të lënduar rëndë mbrëmë në protestën e opozitës.

Berisha e ka quajtur këtë dhunë kriminale të “narkogangsterëve të Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut”, përcjell Bota sot.

Ai ka bërë të ditur se protestuesit paqësor Ymer Çela dhe djalit i tij Erjon Çela, kanë pësuar plagë të rënda në kokë, hundë, nofulla dhe në trup.

Reagimi i Berishës:

Dhune kriminale e narkogangstereve te Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut!

Kriminele te narkopolicise civile kane goditur me qyte revolveri dhe shkaktuar plage te renda ne koke, ne hunde, ne nofull dhe trup protestuesve paqesor Ymer Çela dhe djalit te tij Erjon Çela.

Duke denuar me ashpersine me te madhe keto akte brutale te gangstereve te narkoshtetit, i them Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut do te mbani personalisht pergjegjesi per keto krime te shemtuara. sb

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat