Spahia rrëfen përplasjen me Lleshajn: Ja çfarë më thanë policët

Shqipëria

Spahia rrëfen përplasjen me Lleshajn: Ja çfarë më thanë policët

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 15:10
Bardh Spahia

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka folur për debatin e ndodhur mbrëmë në spitalin e Traumës mes tij e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News24”, Spahia thotë se ka shkuar ndër të parët në spital, për tu interesuar për gjendjen e rëndë të një të riu nga Fieri, por është revoltuar kur ka parë se pak pas tij u shtua numri i policëve dhe civilëve në spital, pasi aty do të vinte ministri.

Duke e cilësuar show, atë që Lleshaj bëri, Spahia thotë se u revoltua kur e pa dhe e ftoi të vizitonte qytetarët e plagosur prej policëve të tij.

“Me të marrë njoftimin për disa persona të plagosur, se u ndodhëm aty kur edhe u plagosën unë u nisa në Spitalin Ushtarak për tu interesuar për gjendjen e tij. I plagosuri kishte hemorragji të madhe dhe me porosi të kryetarit Basha shkova t’i qëndroj pranë. Po komunikoja me kolegët e mi mjekë dhe aty mora vesh që kishte 4 të plagosur në total. I vizitova edhe ata, kishin dëmtime serioze. U interesova edhe për 7 policët, nuk kishin nevojë për mjekim, ishin thjesht në regjim shtrati. Njëri kishte një hematomë të vogël në vetull, tjetri në pulpë, edhe ajo pa probleme. Me pak fjalë ishin dëmtime sipërfaqësore. Në një moment vërshuan forca të shumta policie u mbush spitali me civilë e policë, pas tyre hyri ministri i shoqëruar me ekipin e tij me kamera në dorë. Donte të bënte një show të neveritshëm”,- tha Spahia.

Për të treguar që ministri kishte bërë show, Bardhi u shpreh: “Më thanë vetë policët që s’mund të largoheshin nga spitali deri sa të vinte ministri të bënte show bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë. Aq e vërtetë është kjo sa pasi iku ministri, ikën edhe shumica e policëve”,- vijoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat