Balla: Anulimi i 30 qershorit është antikushtetues, nuk e fantazon as Kujtim Gjuzi

Shqipëria

Balla: Anulimi i 30 qershorit është antikushtetues, nuk e fantazon as Kujtim Gjuzi

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 16:37
Taulant Balla

Kryetari i grupit parlamentar për Partinë Socialiste, Taulant Balla thotë se anulimi i 30 qershorit është antikushtetues.

“Ju të gjithë jeni dëshmitarë të një lutjeje institucionale nga ana e kryeministrit Rama për të gjetur gjuhën e dialogut. Zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen sipas standardeve dhe për këtë ju garantoj. Ne vijojmë të shprehim disponibilitetin tonë për dialog.”

Socialistët e përjashtojnë mundësinë që Ilir Meta të anulojë në mënyrë të njëanshme dekretin e datës së zgjedhjeve në 30 qershor.

“Për këtë akt antikushtetues pyesni institucionin në fjalë. Nuk mund të shprehem dot për akte që nuk kanë asnjë lidhje me Kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi. Thyerja e ligjit është vepër e papranueshme dhe thyerja e Kushtetutës akoma më e papranueshme. Kështu që nuk flas dot për veprime që nuk i kap dot as imagjinata e askujt, ndoshta as e kolegut tim të ri Kujtim Gjuzi” është shprehur Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat