Blendi Klosi: Tensioni politik po godet rëndë turizmin

Shqipëria

Blendi Klosi: Tensioni politik po godet rëndë turizmin

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 16:41
Blendi Klosi

Turizmi i një vendi varet shumë edhe nga imazhi i atij shteti, e protestat e fundit të opozitës, sipas ministrit Blendi Klosi, po e dëmton shumë atë.

I ftuar në studion e “Top Talk”, ministri Klosi tregoi se në muajin Maj ka një rënie të shtimit të turistëve të huaj që mbërrijnë në Shqipëri.

“Protestat ndikim të konsiderueshëm në turizëm. Janari u dëmtua nga protestat e studentëve. Ndërsa muajt e tjerë kanë pasur nga 10 % rritje, përjashtim bën Maji, ku ka pasur vetëm 1,5 % rritje në krahasim me vitin e kaluar”, tregoi Klosi.

Sipas tij një nga problemet që kanë turistët e huaj, është frika se çfarë do të ndodhë në Shqipëri, por kur mbërrijnë këtu kuptojnë se situata është krejtësisht tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat