Qeset nuk i kapi ligji; Një vit pas ndalimit, në treg përdoren qeset ndotëse

Shqipëria

Qeset nuk i kapi ligji; Një vit pas ndalimit, në treg përdoren qeset ndotëse

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 16:44
Ilustrim

Edhe pse ka kaluar pothuajse 1 vit nga hyrja në fuqi e vendimit që ndalon përdorimin e qeveve plastike, për të parandaluar kështu ndotjen e mjedisit, ato i gjen lehtësisht, sic e shikoni, në tregje apo markete. Duket se kontrollet nuk kanë prekur të gjitha bizneset, pavarësisht se ata rrezikojnë të gjobiten nga 10 deri në 15 milionë lekë të vjetra.

Nga 1 korriku dyqanet janë të detyruara të përdorin një lloj tjetër qesesh, ku në të shkruhet emri I prodhuesit, data e prodhimit, si dhe përfshihet simboli që tregon kategorinë e qeses, që është e riciklueshme.

Prodhimi dhe tregtimi i qeseve plastike nën 35 mikronë nuk lejohet, megjithatë ky ndryshim ekziston vetëm në letër.

”Po me cfarë t’I marrim ne zarzavatet, kur na i japin ato ne do t’i marrim”. Po e dimë, por çfarë marrim ne? marrim ato që na japin”. Tani nuk e respektojnë të gjithë vendimin, ndaj unë më mirë mbaj trastë se bëj çdo ditë Pazar. Ka dhe standarde të qeseve të riciklueshme dhe jo të riciklueshme, tani tregtia që fillon nga qeveria dhe mbaron te populli kështu e ka, të fusi dhe hilen edhe hajdutin edhe të ndershmin. Qese një përdorimshe apo të riciklueshme? Më mirë letra për mua”, shprehen qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat