Banesat e shembura nga tërmeti në Korçë, Rama: Do të rindërtohen

Shqipëria

Banesat e shembura nga tërmeti në Korçë, Rama: Do të rindërtohen

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 18:07
Korçë

Kryeministri Rama ka premtuar sot se të gjitha banesat e shembura në Korçë, si pasojë e tërmeteve të shumta do të rindërtohen.

Në një status në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se pas bilancit të të gjithë dëmeve, në fazën tjetër do të nisë dëmshpërblimi dhe rindërtimi i banesave të shkatërruara.

Të gjitha banesat do të rindertohen. Dje, në Floq dhe Qafëzezë të Korçës, me banorët e prekur nga tërmeti që goditi këtë rajon, si dhe drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale.

Pas inventarit të dëmeve, nis shumë shpejt dëmshpërblimi dhe rindërtimi për të gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore”, shkruan Rama.

Nga verifikimi i bërë në 3 fshatra rezultojnë 184 banesa të dëmtuara, prej të cilave 95 të dëmtuara rëndë, pjesa më e madhe e tyre banesa të pabanueshme prej vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat