Kapet shqiptari i dytë që u arratis nga burgu grek, dy të tjerë në kërkim

Shqipëria

Kapet shqiptari i dytë që u arratis nga burgu grek, dy të tjerë në kërkim

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 18:55
Ilustrim

Autoritetet greke kanë arritur të kapin shqiptarin e dytë të arratisur nga burgu Petru Ralli, në Athinë.

Ai u vu në pranga në Votaniko të kryeqytetin grek, ndërsa mësohet se është një 32-vjeçar.

Më herët policia arriti që të kapë njërin nga katër shqiptarët e arratisur nga burgu mëngjesin e sotëm.

Image

Gjithçka nisi pasi njëri prej tyre u shtir si i sëmurë, duke u shtrirë në shesh, dhe në momentin kur hynë rojet në qeli, të burgosurit i sulmuan me një thikë të improvizuar, u morën armët dhe i mbyllën në qeli.

Pas kësaj kërcënuan një tjetër polic në dalje, duke marrë një makinë për tu larguar.

Gjatë arratisjes pati edhe shkëmbim zjarri, por fatmirësisht pa të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat