Tërmetet në Korçë, sizmiologu paralajmëron të tjera goditje

Shqipëria

Tërmetet në Korçë, sizmiologu paralajmëron të tjera goditje

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 20:13
Ilustrim

Sizmiologu Rrapo Ormeni thotë se më e keqja ka kaluar. Tërmetet në Korçë kanë terrorizuar banorët e tri fshatrave të cilët kanë dy netë që flenë jashtë.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, Ormeni tha se do të ketë goditje të tjera si ajo e mëngjesit të sotëm, por pa dëmtime.

“Vala më e madhe e tërmeteve ka kaluar. Goditjet e mëdha kanë kaluar. Goditja me 3.9 do të ketë, por këto janë goditje pa dëmtime.”-thotë sizmiologu.

Prej tri ditësh, qyteti i Korçës dhe tri fshatra janë nën terrorin e lëkundjeve të tokës. Dhjetra goditje janë regjistruar, ndërkohë që 194 banesa janë të dëmtuara, 94 prej të cilave janë të pabanueshme.

Banorët janë konfliktuar sot me prefektin e qytetit lidhur me kushtet e çadrave, si dhe kanë denoncuar se kushtet janë skandaloze dhe se ndodhen pa ushqim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat