Avioni i linjës Tiranë-Romë bën ulje emergjente në Pescara. Dy të ndaluar. Shkak u bë një…

Shqipëria

Avioni i linjës Tiranë-Romë bën ulje emergjente në Pescara. Dy të ndaluar. Shkak u bë një…

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 21:14
Ilustrim

Një avion i kompanisë “Blua Panorama Express” i nisur nga Tirana për në Romë, ka bërë ulje emergjente në Pescara gjatë fluturimit.

Agjencia italiane e lajmeve “Corriere” shkruan se shkak është bërë rrahja e dy personave në avion gjatë fluturimit.

Aeroplani u largua nga Tirana në orën 16:45 me destinacion Romën, por u ul në Pescara, ku dy burrat iu dorëzuan autoriteteve gjyqësore. Më pas, avioni ka vazhduar udhëtimin për në Romë. Arsyet e zënkës janë ende të panjohura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat