Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin. Ju urojmë Gëzuar!

Shqipëria

Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin. Ju urojmë Gëzuar!

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 08:44
Ilustrim

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kanë kremtuar sot festën e Fitër Bajramit. Në Tiranë, pas ditëve të agjërimit, mijëra njerëz u mblodhën së bashku në sheshin “Skënderbej” për të bërë faljen.

Festimet e Fitër Bajramit filluan në orët e para të mëngjesit të sotëm me namazin e sabahut.

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu u lut që Zoti ta begatojë, ta mbushë me mirësi dhe paqe këtë vend. Ai tha se sot triumfoi vlera e lartë dhe u la pas e keqja.

"Sot triumfuan edhe njëherë vlerat e larta dhe u lanë pas e keqja dhe e padëshiruara. Besimtarët demonstruan gjatë këtij muaji të mirën, virtytin, dashurinë, respektin, thjeshtësinë, vëllazërinë, bujarinë dhe lanë pas vesin, urrejtjen, përçmimin, mendjemadhësinë dhe koprracinë, sepse ishin mirësitë e Ramazanit që ndriçuan mendjen e besimtarit në mënyrë që të heqë dorë nga çdo e keqe", tha Spahiu.

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat