Bulqizë, qëllon me armë një person, në kërkim 28-vjeçari

Shqipëria

Bulqizë, qëllon me armë një person, në kërkim 28-vjeçari

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 10:19
Ilustrim

Policia e Bulqizës ka shpallur në kërkim një 28-vjeçar pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bulqizë. Sipas "policisë shtetasi A.T, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta dyshohet se  ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit M.Xh", sqaron policia.

Nga e shtëna me armë nuk ka patur njeri të lënduar.

Vijon puna për kapjen e tij, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat