Plagosi babë e bir në protestën e PD, arrestohet një nga agresorët

Shqipëria

Plagosi babë e bir në protestën e PD, arrestohet një nga agresorët

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 11:35
Foto

Kapet dhe ndalohet një prej autorëve të “Plagosjes së rëndë me dashje”,  të dy shtetasve mbrëmjen e datës 2 qershor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Në vijim të këqyrjes së pamjeve filmike, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe  ndalimi me iniciativë i  shtetasit  Z. S, 43 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj Durrës, (i dënuar më parë për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”).

Ndalimi i tij u bë pasi më datë 2 qershor 2019, rreth orës  20:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit“ dhe në rrugën “George  Ë Bush”, ka prishur qetësinë publike në kohën që Partia Demokratike dhe aleatët zhvillonin protestën. Shtetasi  Z. S, 43 vjeç ka goditur me mjete të forta shtetasit, Y. Ç dhe E. Ç (babë e bir)  banues në Tiranë, duke ju shkaktuar dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat