Shalsi: Situata politike, anormale. Ka krizë, por është e stisur

Shqipëria

Shalsi: Situata politike, anormale. Ka krizë, por është e stisur

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 22:12
Eduart Shalsi

Ministri i Sipërmarrjes dhe Biznesit, Eduart Shalsi i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi situatën politike në vend dhe protestat e opozitës.

Ministri Shalsi pranoi se situata politike është anormale, ka një krizë, por sipas tij kjo krizë është e stisur.

Eduart Shalsi: Situata është jo ajo që do donim të ishte. Dhe nuk do të ishim të vërtetë nëse nuk do ta pranonim që është një situatë anormale. Ka një krizë, por është një krizë e sistur. Nuk është një krizë reale. 

Beti Njuma: Çdo të thotë nuk është një krizë reale? Nuk mund të jetë një krizë e stisur që nxjer mijëra veta në shesh. 

Eduart Shalsi: Unë nk do t'ja lejoja kurrë vetes që të neglizhoja protestuesit. Sepse ne kemi qenë pjesë e protestave të ashpëra 2009 - 2013. Ajo që do doja të thoja sidomos duke parë skenat e dhunshme dhe të dhunës... Kur po vija po shihja disa skena që nuk i kisha parë më parë dhe se si rriheshin njerëzit, nuk kisha parë rrahje ordinere dhe me kapuç të zinj që godisnin policinë. 

Beti Njuma: Unë jam gazetare dhe kam parë skena të dhunës edhe nga protestat e opozitës, kur keni qenë ju në opozitë.

Eduart Shalsi: Nuk keni parë njerëz me kapuç të zinj, nuk keni parë mjete piroteknike, nuk keni parë goditje masive, as zënka dhe dhunime brenda protestuesve. Mbi të gjitha këto kohë është për tu lavdëruar qëndrimi i policisë. Nuk e harrojnë shqiptarët që janë vrarë njerëz në bulevard, janë plagosur madje dhe gazetarë, për të cilat mediat nuk pasqyruan as atëherë. Opozita ka hgyrë me vullnetin e saj në një rrugë pa krye, në një qorrsokak. Dhe të mos harrojmë po flasim për një opozitë në krye të së cilës janë disa personazhe, njëri prej të cilëve, lideri de facto i opozitës, ka në politikë prej 30 vjetësh. Nëse mendoni se këta njerëz u provuan për 8 vjet se çfarë mund të bënin, mbetën shpresë apo mbrojtje për qytetarët e thjeshtë, prandaj themi krizë e sistur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat