Vjehrra kërkon t’i heqë kujdestarinë, nëna shkodrane rrëfen si rrihej nga burri edhe kur ishte shtatzënë

Shqipëria

Vjehrra kërkon t’i heqë kujdestarinë, nëna shkodrane rrëfen si rrihej nga burri edhe kur ishte shtatzënë

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 23:39
Emisioni

Një tjetër grua denoncon dhunën nga bashkëshorti i saj. Një 32-vjeçare nga fshati Guri i zi Shkodër merr guximin ta bëjë publike historinë e saj. Një histori dashurie që lindi në vitin 2009.

Zamira dhe Indriti i cili i përket komunitetit rom u martuan shumë shpejt, pas 3 muaj njohje. Gjërat nuk shkuan mirë që prej fillimit, Indriti ishte i papunë dhe jetonte vetëm duke mbledhur kanaçe si dhe ishte konsumues alkooli. Vështirësitë ekonomike në familjen Kudraleti nuk kishin të sosur. Ata jetonin në një shtëpi me qira, ndërsa Zamira e nisi jetën në çift mes dhunës që ushtronte bashkëshorti i saj, Indriti.

Ky i fundit ushtronte dhunë sistematike jo vetëm ndaj bashkëshortes por edhe ndaj prindërve të tij, nënë Sabries dhe baba Demirin, këta të fundit e denoncuan disa herë djalin e tyre në polici. Një vit më pas, Zamira mbetet shtatzënë. Për shkak të dhunës nga i shoqi ajo nuk mundte dot të kishte shtatzëni normale, pas dështimeve të njëpasnjëshme, ajo më në fund në vitin 2011 sjell në jetë vajzën e saj të vetme.

Vitet kalonin dhe jeta për Zamirën bëhej edhe më e vështirë, dhunë fizike dhe psikologjike, në gjendje të dehur ose jo Indriti vinte dorë mbi bashkëshorten sa herë ishte në familje.

Zamira vendos t’i japë fund ditëve të zeza të saj, kur largohet nga shtëpia bashkë me vajzën dhe bën dokumentet për divorc.

Në vitin 2017 ajo divorcohet ligjërisht nga Indriti, dhe gjykata vendos që vajza të jetojë më nënën përkundrejt detyrimit ushqimor që kishte babai.

Sot kërcënimet vijojnë, presion nga bashkëshorti dhe familja e tij për t’ia marrë vajzën nënës, e cila arriti ta rimarrë të miturën më 22 prill të këtij viti. Duke thyer urdhrin e gjykatës, i ati ia mori vajzën nënës për afro një vit me radhë, derisa ajo bëri denoncimin. Një vit gjatë të cilit vajza bënte jetë kazaneve duke mbledhur kanaçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat