I vodhën me forcë para një shtetasi gjerman, pranga dy adoleshentëve nga Vlora

Shqipëria

I vodhën me forcë para një shtetasi gjerman, pranga dy adoleshentëve nga Vlora

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 11:47
Ilustrim

Dy adoleshentë kanë rënë në prangat e policisë pasi i vodhën para me forcë një shtetasi të huaj.

Shtetasit e arrestuar janë I.T., 14 vjeç dhe D.M., 17 vjeç të dy banues në Vlorë.

Sipas policisë dy të rinjtë I vodhën në zonën e “Plazhit të Vjetër” një shtetasi gjerman 50 euro.

Ata akuzohen për veprën penale “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

Po ashtu bëhet me dije nga policia e Vlorës se në pranga ka rënë dhe një 20 vjeçar me inicialet D.F..

20 vjeçari u arrestua pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin tip “Lancia” në rrugën “Duro Shaka” ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përmbysur në rrugë.

Nga aksidenti u plagos pasagjeri F. Z., 20 vjeç, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat