Fushatës së dhurimit të gjakut i bashkohet personeli mjekësor

Shqipëria

Fushatës së dhurimit të gjakut i bashkohet personeli mjekësor

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 11:55
Ilustrim

Fushatës së dhurimit të gjakut në ndihmë të personave të sëmurë i janë përgjigjur vullnetarisht 1529 qytetarë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se sot ka dhuruar gjak edhe personeli shëndetësor.
“Askush më mirë se personeli shëndetësor nuk e di se sa i rëndësishëm është dhurimi vullnetar për të patur 0, A, B, AB gjak të sigurt për të gjithë”, thotë ministrja.
Sipas saj, vijojnë t’i bashkohen nismës në ndihmë të fëmijëve talasemikë, edhe  institucione e biznese.
Më herët, fushatës së dhurimit të gjakut i janë bashkuar edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Fushata e dhurimit vullnetar të gjakut e cila ka nisur më 8 Maj, në Ditën Botërore të Talasemisë, do të shtrihet në të gjithë vendin  deri më datë 14 qershor, për të ndihmuar në plotësimin e nevojave me gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat