Avdylaj me vëllanë e deputetit PS: Do ketë fitore 10-0, edhe Rama do habitet

Shqipëria

Avdylaj me vëllanë e deputetit PS: Do ketë fitore 10-0, edhe Rama do habitet

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 12:08
Përgjimet

Në vijim të audio-përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, për blerje votash nga Astrit Avdylaj i bandës së Shijakut, me mbështetjen e aluduar nga kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, dalin biseda të reja.

Në një nga përgjimet Avdylaj, flet me vëllanë e deputetit të Partisë Socialiste të Shijakut, Ilir Ndraxhit, Arjan Ndraxhi.

Në bisedë mes tyre, Avdulaj i thotë Arjan Ndraxhit se fitorja do të jetë 10-0, aq sa edhe vetë Edi Rama do të habitet.

Përgjimet

Arjan Ndraxhi: Tito, të rujt Zoti, ç’a bone si je ?

Astrit Avdylaj: Si ja çove Arjano? Mire si je?

Arjan Ndraxhi: Ç’kemi ç’bohet?

Astrit Avdylaj: Mirë, mirë…

Arjan Ndraxhi: Hiç mo mirë, ja me çunin, ça boni mirë jeni?

Astrit Avdylaj: Hiç mo mirë, t’mora për qejf a e kanë thirr gjë apo jo akoma?

Arjan Ndraxhi: Për ku?

Astrit Avdylaj: A i kanë bo ndonjë thirrje ndonjë gjo vllait apo jo?

Arjan Ndraxhi: Jo mo, ai tha do takohet me ty po dje s’keni qenë se qe Juvja nuk e di, do vij nesër tha në darkë me Ridin, Astritin dhe Julin.

Astrit Avdylaj: Po.

Arjan Ndraxhi: Edhe pastaj do takonte edhe atë. Po me Gjushin në fakt, ai do takohet për punë pune si i thonë, si nga ana punës.

Astrit Avdylaj: Ok, Ok, mirë jo unë po pres me një fjalë, nesër, nesër a pasnesër, kupton. Unë, ne me një fjalë e këna n’xhep a kupto vllain tat.

Arjan Ndraxhi: Po, Po.

Astrit Avdylaj: Vetëm po presim, ai më tha mu me 25 ishte edhe Eltoni aty, Eltonin e vuni o të 10 o të 11.

Arjan Ndraxhi: Elton Arbanës, mirë, mirë

Astrit Avdylaj: Unë jam duke punu këtu te lagjia ime, me njerëzit, nuk kam dal ndonjëherë në pazar po jam t’u taku njerëz, çdo njeri. E kam shumë ashtu dhe do të jemi shumë të nderum edhe nga ai sipër, (Edi Rama) që duhet të na shofi me nji kshu.

Arjan Ndraxhi: Po e vërtetë.

Astrit Avdylaj: Do t’i japim Edi Ramës fitore 10 me 0 që edhe ai vetë të habitet.

Arjan Ndraxhi: Boji një telefon Julit, mos shkoni me pi i kafe aty te puna, mos ashtu

Astrit Avdylaj: Mirë o rob Zoti.

Arjan Ndraxhi: Ti e ke numrin e Julit.

Astrit Avdylaj: Po e kam jo jo se e boj vetë, pa merak, hajde pra gjithë të mirat

Arjan Ndraxhi: Shumë faleminderit.

Astrit Avdylaj: Ç’a flet o, asgjë.

Arjan Ndraxhi: Pafshim. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat