Vrasja në ish-Bllok, Apeli lë të lirë Ervis Martinaj

Shqipëria

Vrasja në ish-Bllok, Apeli lë të lirë Ervis Martinaj

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 12:29
Ervis Martinaj

Gjykata e Apelit Tiranë, ka lënë në fuqi masën e sigurisë për Ervis Martinaj, një nga personat e hetuar për vrasjen në ish-Bllok më 4 tetor 2018.

Gjykata vendosu që të lërë në fuqi masën e sigurisë me garanci pasurore, pavarësisht se Prokuroria kërkoi “arrest me burg”.

Kështu u la në fuqi vendimi i gjykatës së shkallës së parë, duke e lënë të lirë me garanci pasurore, pasi Martinaj pagoi 5 milionë lekë të reja.

Fillimisht gjykata dha 30 ditë burg për të, por pas ekspertimit të celularit të 36-vjeçarit, u zbuluan mesazhe që e komprometonin.

Kjo pasi rezultoi se Martinaj, kishte lajmëruar shokët që të shkonin me armë në lokalin ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Në lokalin në rrugën “Ibrahim Rugova” në ish-Bllok më 4 tetor 2018, u plagosën me armë zjarri Ervis Martinaj, 36 vjeç dhe Eljon Hato, 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë Fabian Gaxha, 28 vjeç.

Uniformat blu bënë arrestimin në flagrancë të dy të plagosurve dhe shpalljen në kërkim tre të tjerë. Pas vetëdorëzimit të Ervin Matës i cili u la i lirë pak kohë më vonë, në kërkim vijon të jetë truproja dhe kushëriri i Elvana Gjatës, Mervjol Bilo, 41 vjeç, dhe Eldi Dizdari, bashkëshorti i ish-Missit Suada Sherifi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat