Rama mbërrin në Floq, viziton banorët e strehuar në çadra

Shqipëria

Rama mbërrin në Floq, viziton banorët e strehuar në çadra

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 14:00
Edi Rama mbërrin në Floq

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë është gjendur në fshatin Floq, banorët e të cilit janë strehuar në çadrat e ngritura nga Emergjencat Civile pas lëkundjeve sizmike të ditëvve të fundit.

Tërmetet e njëpasnjëshme që goditën fshatin Floq, të Korçës dëmtuan një pjesë të mirë të banesave duke lënë banorët e këtij fshati në qiell të hapur.

Në fshatin Floq rezultojnë 65 banesa të shkatërruara, ndërsa 100 të tjera kanë pësuar dëmtime të lehta.

Banorëve u janë shpërndarë ndihma ushqimore, ndërkohë që pranë tyre janë shërbimet mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat