PS e shqetësuar të gjejë kush i nxorri përgjimet e publikuara në BILD

Shqipëria

PS e shqetësuar të gjejë kush i nxorri përgjimet e publikuara në BILD

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 14:33
Ulsi Manja

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja i kërkon prokurorisë të hetojnë nxjerrjen e sekretit hetimor.

Në një prononcim për median pak orë pasi BILD publikoi audiopërgjimet Manja deklaroi se është koha që axhencitë ligjzbatuese të bëjnë detyrën e tyre të zbulojnë dhe dënojnë personat që nxorën përgjimet dhe i dorëzuan në selinë PD 

"Është koha që prokuroria dhe policia gjyqësore të vlerësojnë seriozisht cështjet e daljes në publik të sekretit hetimor dhe të kthehen në ullitë e zbatimit të ligjit penale e procedurial o vetëm për të hetuar personat e dosjes 339 por dhe për të hetuar brenda vetes të gjithë ata prokurorisë dhe oficerë të policisë gjyqësore që në mënyrë të verbër e kanë braktisur misionin që i ngarkon Kushtetuta duke i marrë dhe çuar dosjet penale në hetim në zyrat e PD-së duke thyer rëndë sekretin hetimor. Sekreti hetimor është vepër penale e dënueshme sipas Kodit Penal dhe ëhstë në detyrën e prokurorisë që të hetojë jo vetëm autorët e përfshirë në veprat penale por edhe brenda rathëve të veta, sepse koha për tu ndarë me zyrtarë të tillë publikë të papërgjegjshëm është sot"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat