Ironia e gazetarit gjerman: Mirënjohës Prokurorisë, vërtetoi përgjimet e Bild

Shqipëria

Ironia e gazetarit gjerman: Mirënjohës Prokurorisë, vërtetoi përgjimet e Bild

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 18:18
Tiede

Pas përgjimeve të publikuara nga media prestigjioze gjermane “Bild”, ku shfaqet biseda e Astrit Avdylajt me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, mes tyre edhe kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar sërish gazetari Peter Tiede, i cili mban firmën e publikimit të tyre.

Me një reagim të dytë në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook, ai me ironi ka përshëndetur zyrën e  kryeprokurores së Përgjithshme, e cila dha urdhër që të nisin menjëherë hetimet për nxjerrjen e sekretit hetimor.

Tiede shkruan se ky urdhër nuk është as më shumë dhe as më pak, por një vërtetim i përgjimeve  të publikuara sot ekskluzivisht në gazetën “Bild”.

“Për shkak se Shqipëria është përmbysur përsëri për shkak të një artikull timin dhe shpirtrat e këqinj të qeverisë po përpiqen të më nxjerrin gënjeshtar, unë i jam veçanërisht mirënjohës Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila, konfirmon qartë vërtetësinë e përmbajtjes së regjistrimeve të përgjimit, të cilat i kemi bërë publike sot.

Zyra në fjalë paralajmëron të bëhet kujdes në publikimin e përgjimeve (regjistrimeve audio), pasi bëhet fjalë për materiale nën hetim dhe të Prokurorisë.” -shkruan mes të tjerash gazetari gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat