Zgjedhjet e 30 qershorit, qeveria 65 milion lek shtesë për partitë që marrin pjesë në fushatë

Shqipëria

Zgjedhjet e 30 qershorit, qeveria 65 milion lek shtesë për partitë që marrin pjesë në fushatë

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 20:54
Foto

Fushatës zgjedhore të 30 qershorit i janë akorduar 65 milion lek për financimin e partive politike.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë.

Vendimi parashikon një shtesë fondi prej 65 mln lekësh si “Mbështetje për partitë politike”, i cili do t’u shpërndahet subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhjet e 30 qershorit.

Këto para, do të merren nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat