Përgjimet e “Bild”, Alizoti paralajmëron Ramën: Nuk je as burrë të japësh dorëheqjen, por…

Shqipëria

Përgjimet e “Bild”, Alizoti paralajmëron Ramën: Nuk je as burrë të japësh dorëheqjen, por…

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 21:11
Tomor Alizoti

Disa përgjime, pjesë e dosjes hetimore për grupin e vëllezërve Avdylaj, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe jo vetëm, e të botuara në gazetën prestigjoze gjermane “Bild”, rikthyen dhe një herë temën e lidhjeve të zyrtarëve socialistë me elementë të krimit dhe ndkimin e këtyre të fundit në fushatën zgjedhore të vitit 2017.

Përgjimet tregojnë lidhjet direkte që Astrit Avdylaj, kreu i grupit, mbante me kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, por dhe me kandidatin aktual të Partisë socialiste për Bashkinë e Shijakut Elton Arban, si dhe angazhimin e Avdylajt për të siguruar vota për Partinë socialiste dhe një prej kandidatëve të saj, deputetin aktual Ilir Ndraxhi

Lidhur me artikullin e sotëm të “Bild” ka reaguar edhe anëtari i kryesisë së PD, Tomor Alizoti.

Përmes një postimi në Facebook, ish-diplomati teksa shprehet se, vjen një kohë kur njerëzit shohin të vërtetën dhe i japin shkelmin qeverisë, ndërsa i drejtohet edhe kryeministrit Rama me fjalët: “Ti nuk ke turp të japësh dorëheqjen, madje nuk je as burrë! Por, shqiptarët nuk do të lejojnë!”.

“Publikimi i pëgjimeve nga gjigandi gjerman Bild, në të cilat vertetohet lidhja e qeverisë Rama, e atij vetë me krimin dhe trafikantët si dhe blerja e votave është fundi i shëmtuar i kësaj mazhorance qeverisëse që i poshtëroi, vodhi, detyroi të braktisin vendin dhe zhyti në dëshpërim shumë shqiptarë. Vjen një kohë kur rrëzohesh, vjen një kohe kur njerëzit shohin të vërtetën dhe i japin shqelmin qeverisë që mbërrin në kufirin ku arriti Rama.

Rama ik! Duhet të kishe ikur që diten që rezultove bashkëpunues me ministra të inkriminuar, me deputetë të përfshirë në  skandale! Ti nuk ke turp të japësh dorëheqjen, madje nuk je as burrë! Por, shqiptarët nuk do të lejojnë!”, shkruan Alizoti në reagimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat